Connect with us

Kosova

VRA’SJA e Fatonit, Biserko akuzon me emra dy politikanë serbë dhe nxjerr qëllimin e tyre ndaj Kosovës

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka akuzuar autoritetet serbe se deshën që ta shfrytëzonin vrasjen e policit serb nga i arratisuri nga burgu, Faton Hajrizi, për ta aktin shpallur sulm terrorist, në mënyrë që të akuzonin paskesaj kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Por, sipas saj, pretendimet e Aleksandër Vulinit dhe Ivica Daçiçit, u përgënjeshtruan.

Ajo gjithashtu gjatë një interviste ka paralajmëruar se ka gjasa reale që të ketë përpjekje për ndarjen e Kosovës, si shtysat që bo bëhen në Bosnje.

Biserko gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, se hapja e urës së Ibrit, mund të nxitë tensione të reja. Sipas saj, Lajçak, nuk ka qenë ndërmjetësi më i suksesshëm, pasi atij “i mungon autoriteti për të detyruar të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë dakord”.

Ndërsa, lidhur me nënshkrimin e Memorandumit për lëndët e para ndërmjet Serbisë dhe BE-së, Biserko ka theksuar se kjo gjë forcoi objektivisht pozicionin e presidentit serb Aleksander Vuçic.

“Nga hetimet e policisë rezultoi se nuk bëhej fjalë për ndonjë akt terrorist. Megjithatë, Aleksander Vulin dhe ministri Ivica Daçic shfrytëzuan rastin për ta shpallur aktin si sulm terrorist të lidhur me Kosovën. Pavarësisht se këto pretendime më vonë u përgënjeshtruan, fakti mbetet se zyrtarët e lartë të qeverisë në Serbi përdorin çdo mundësi për të mbajtur një nivel të lartë armiqësie ndaj Kosovës dhe veçanërisht ndaj kryeministrit Albin Kurti”-  deklaroi Biserko.

Duke komantuar analisten e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, e cila paralajmëroi se qeveria e Serbisë po përgatitet për një përshkallëzim të ri në Ballkan, Biserko deklaroi se rajoni është i brishtë dhe se objektivisht ekziston mundësia e konfliktit.

E pyetur se si ajo e komenton nënshkrimin e memorandumit ndërmjet Serbisë dhe BE-së për litiumin, Biserko theksoi se kjo gjë forcoi pozicionin e presidentit Vuçiç.

“Çështja është nëse memorandumi dhe kjo kthesë e papritur e Vuçicit pas dy vitesh në izolim diplomatik, nënkupton një rrugë më të shpejtë drejt anëtarësimit në BE apo, siç tha ai, “një kërcim kuantik drejt së ardhmes”. Vendet fqinje kanë frikë se me këtë memorandum Serbia mori dritën jeshile për Malin e Zi dhe Republikën Srpska si kompensim për Kosovën. Këto frikëra nuk janë të pajustifikuara duke pasur parasysh veprimet e Serbisë në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, deklaratën e fundit nga Parlamenti i gjithi pro-rus dhe narrativën shumë toksike ndaj të gjitha vendeve të rajonit” – deklaroi Biserko.

Advertisement