Kosova
Shcolz me litiumin, mbretëron Vuçiçin, varroset integrimi i rajonit
Historiani dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, duke komentuar vizitën e fundit të kancelarit gjerman Olaf Scholz në Serbi dhe marrëveshjen e arritur me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për litiumin, tha se gjithcka shpërfillje e protestave, mashtrimit në zgjedhje dhe kapjes së shtetit që ka ndodhur në Serbi.
Sipas historianit, Scholz në mënyrë efektive po varros integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, duke treguar se interesat ekonomike do të tejkalojnë sundimin e ligjit dhe të demokracisë.
“Në fakt, vizita e Scholz-it dhe marrëveshja shpërfill protestat, mashtrimin zgjedhor dhe kapjen e shtetit. Ai në mënyrë efektive varros integrimin në BE në Ballkanin Perëndimor, pasi tregon se interesat ekonomike të BE-së do të tejkalojnë sundimin e ligjit dhe demokracinë. Të besosh se qeveritë e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk po e marrin parasysh kete, do të ishte naïve” – ka shkruar Bieber duke shtuar se “marrëveshja shpesh shihet edhe përmes lenteve mashtruese gjeopolitike, se duke e lidhur Serbinë me BE-në mund të duket se Serbia është larguar nga investitorët e tjerë, si Kina”.
“Vuçic e ka përsosur lojën e tij gjeopolitike. Retorika e brendshme e mediave dhe bashkëpunëtorëve të tij është nacionaliste dhe antiperëndimore. Ai kërkon të maksimizojë ‘artin e marrëveshjes’ me sa më shumë aktorë globalë që të jetë e mundur, për të siguruar hapësirën e tij të lëvizjes dhe pushtetit” – ka potencuar Florian Bieber.