Connect with us

Politike

Spiropali në Kongresin e PS: Ka shumë dilema, se kush ikën dhe kush vjen

 Ministrja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste u ndal edhe te kolegët e saj të cilët ndodhen nën hetim për vepra të ndryshme penale.

Spiropali tha se është e rëndë por e pashmangshme  që beteja e tyre të jetë individuale. Më tej shtoi se kush ka gabuar me dashje duhet të paguajë, ndërsa tha se kush e vërteton të kundërtën i ka të hapura dyert sipas saj të mbyllura përkohësisht.

Spiropali: Ne kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësise. Ka një listë jo të vogël me kolegë që kanë një bast personal me drejtësinë. Është e rendë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Di që nuk ka asnjë të vërtetë në pohimin cinik që e gjithë klasa politike është njëlloj dhe njëlloj në futjen të dorës në fondet publike

Këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne duhet të presim. Kush ka gabuar me dashje duhet të paguajë dhe kush vërteton të kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore. Prezumimi i pafajësisë është i drejtë.

Ne duhet të kooptojmë se zgjidhjet juridikë janë të pamjaftueshme nëse ato nuk parashoqërohen me mjete politike. Ne shkojmë në zgjedhje si një organizatë politike që reflektojmë nivelin e shoqërisë shqiptare. PS është i vetmi propozim realist për Shqipërinë.

Advertisement