Connect with us

Kronike

Tragjike/ Punëtori humb jetën, rrëzohet nga kantieri i pallatit në ndërtim

Siguria në kantieret e ndërtimit është alarmante dhe çdo ditë regjistrohen ngjarje tragjike nga veriu në jug.

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së martës në Tiranë ku një punëtor ka humbur jetën për shkak se ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.

Bëhet fjalë për një shtetas 58-vjeçar me iniciale A.Sh, i cili ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

“Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Së fundmi janë shtuar rastet ku punëtorët e pallateve gjejnë vdekjen pasi rrëzohen për shkak se punojnë në kushte jo të sigurta. Pas dy rasteve në Lezhë, dy të tjerave në Tiranë, ky është aksidenti i pestë radhazi me vdekje në punë që ndodhin brenda 2-3 muajve të fundit.

Advertisement