Aktualitet
Ishte shpallur në kërkim nga Italia, kapet në Durrës pjesëtari i një grupi kriminal që grabiste banesa
37-vjeçari Erlin Mema, i shpallur në kërkim ndërkombeëtar nga Italia, është arrestuar në Durrës.
Ai u kap në Durrës dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali.
Gjykata e Breshias i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim vjedhje banesash”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Top Channel