Connect with us

Kronike

Tronditëse/ Makina përplas 11-vjeçaren, e mitura dërgohet me urgjencë në spital

Një 11-vjeçare ka mbetur e plagosur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë” këtë të shtunë. Sipas policisë, D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë. 11-vjeçarja, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa policia vijon hetimin.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë. Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement