Kosova
Shqiptarët paralajmërojnë protestë gjithëpopullore në Serbi
Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka paralajmëruar protesta gjithëpopullore për shkak të diskriminimit të shqiptarëve nga ana e shtetit të Serbisë.
Kështu të paktën ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në platformën sociale, Facebook.
“Jemi duke punuar për të realizuar një protestë paqësore, gjithëpopullore”, tha fillimisht ai ndërsa potencoi se diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar “i ka prekur kufijtë e racizmit”.
“Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare në vendin tonë pa u prekur nga procesi i pasivizimit të adresave”.
Përmes pasivizimit, sipas tij, Serbia po ua heq qytetarëve të drejtën e votës.
“Andaj u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse që të korrigjojnë këto shkelje të rënda pa vonesa të mëtejshme”, apeloi ai.
Sa i përket punësimeve në institucionet shtetërore, sipas Lutfiut, po injorohen kuadrot shqiptare ndërsa po sjellën kuadro nga qytete të tjera të Serbisë.
“Në Preshevë mbi 95 për qind shqiptarë drejtori i shtëpisë së shëndetit në këtë qytet është serb, në konkurset e shpallura nga ky institucion injorohen mjekët shqiptarë ndërsa sillen kuadro nga qytete të tjera të Serbisë”.
Ky praktik i diskriminimit, siç potencon ai, është në secilin institucion shtetëror.
Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, kjo tendencë e Serbisë bie ndesh me obligimet që ka ky vend për respektimin e të drejtave të pakica