Connect with us

Sport

Novak Gjokoviç triumfon në finale 2-0 kundër Carlos Alcaraz

Ishte suksesi i vetëm që i mungonte në karrierën e tij spektakolare dhe ia doli ndoshta në Olimpiadën e tij të fundit.Novak Gjokoviç fitoi për herë të parë medaljen e artë në tenisin individual për meshkuj në Lojrat Olimpike “Paris 2024”, duke mundur 2-0 me sete rivalin e tij më të madh të viteve të fundit Karlos Alkaraz. Sfida në fushat me dhe të kuq të kryeqytetit francez ishte spektakolare. Nuk mund të ndodhte ndryshe mes dy tenistëve më të mirë të botës për momentin, që në 2 orë e 52 minuta dhuruan një betejë të vërtetë, por edhe klas të një niveli superior.

Në fund festa ishte për serbin, që pas 24 titujsh Grand Slem, arrin të fitojë për herë të parë një medalje të artë olimpike.Rezultati i finales u vendos me dy tie-break. Në ekuilibër të plotë seti i parë, ku asnjë prej tenistëve nuk arriti të marrë një gejm me shërbimet e kundërshtarit. Vetëm në tie-break, Gjokoviç theu tre shrëbime të Alkaraz, duke mbyllur 7-6 setin e parë.

I njëti diskutim vijoi edhe në të dytin, që u vendos sërish me tie-break, ku sërish tenisti serb I theu tre shërbime rivalit të tij spanjoll.Me këtë triumf, Novak Gjokoviç plotëson karrierën e tij të madhe në tenisin botëror dhe teksa po i shkon drejt fundit sportiv, mund ta bëjë këtë pa asnjë peng.Nuk duhet të mbajë kokën pas as Alkaraz. Në Paris duhet të kënaqet me medaljen e argjendit, por për vetë moshën e re 21-vjeçare ka përpara, të tjera Olimpiada për të provuar të artën.

Advertisement