Connect with us

Kronike

E rëndë/ Egli Proga u rrah barbarisht për vdekje, në kërkim autori

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Pogradec ku mbeti i vdekur 37-vjeçari Egli Proga.
Në njoftimin e mëparshëm policia tha se vdekja e tij erdhi për shkak të dehjes dhe ishte rrëzuar, por dëshmitaret e zonës thanë për redaksinë tonë se Proga është dhunuar fillimisht nga nipi i Valter Gorës, Denis M. një emër i njohur në Partinë Socialiste, përpara se të përfundonte i plagosur rëndë.
Banorët dhe dëshmitarët e pranishëm insistojnë se incidenti ishte një akt dhune dhe kërkojnë që hetimet të jenë të plota dhe transparente. Zona ku ndodhi ngjarja ka qenë e mbuluar nga kamerat e bizneseve duke e bërë më të lehtë zbardhjen e të vërtetës.
Advertisement