Connect with us

Sport

U plagos me thikë në një parkim, vjen reagimi i parë i babait të Yamal pas ngjarjes së frikshme

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ishte viktimë e një sulmi me thikë në një parkim në lagjen Mataro të Barcelonës.

Për fat të mirë, Nasraoui arriti t’ia hidhte paq pas plagëve të marra, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka dashur t’i qetësojë të gjithë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë. Një përqafim të madh të gjithëve”, shkruante Mounir në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që kur djali i tij u bë një yll i Barcelonës dhe Spanjës.

Advertisement