Kosova
Kupchan: Kosova ka të drejtë ta hapë Urën e Ibrit, por për zgjidhje afatgjate duhet përmes Brukselit
Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropianë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thotë se Kosova ka të drejtë të hapë në mënyrë të njëanshme Urën e Ibrit.
“Në një mosmarrëveshje të këtij lloji, veprimet e njëanshme priren të tërhiqen dhe të pengojnë përparimin, jo të përmirësojnë situatën”- shtoi Kupchan për kallxo
Gjendja në Kosovë është ngarkuar javëve të fundit pas këmbënguljes të autoriteteve kosovare për të hapur Urën e Ibrit që ndan Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.
Hapja e Urës në këtë momentum po kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar. Megjithatë, kritika të tilla nuk i kanë zmbrapsur qëndrimet e krerëve të shtetit të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vlerësimet e sigurisë së bashku me aleatët e saj, nuk janë të jashtëzakonshme, por pothuajse identike si shumicën dërrmuese dhe se SHBA asnjëherë nuk ka kërkuar që mos të hapet Ura e Ibrit.
“Ajo urë nuk është dashtë me u mbyllë kurrë. Ajo urë është mbyllë për arsye krejtësisht politike. Ura që patjetër duhet të hapet, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet, të mbetet e hapur. E jo që kur hapet e nxit një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të”- tha Osmani sot në një konferencë për media.