Connect with us

Kronike

EMRI/ I dënuar për trafik të miturish, ekstradohet nga Greqia i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare

Është arrestuar në Athinë një i dënuar me 156 vite burg ngas autoritetet e drejtësisë shqiptare, nën akuzën e trafikimit të një fëmijë të mitur.

Policia bën me dije se në pranga është vënë Kujtim Demiri, ndërsa është bërë edhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Kujtim Demiri, një shtetas shqiptar me banim në Greqi, është lokalizuar dhe arrestuar nga Interpol Athina për llogari të autoriteteve në vendin tonë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 15 vite burg për “Trafikim të miturish”.

Policia e Shtetit bën me dije se pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.

Ai akuzohet dhe është shpallur fajtor se ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Ngjarja është raportuar pranë autoriteteve shqiptare nga familjarët e të miturit dhe në kushtet e një vepre të rëndë siç është trafikimi ndërkombëtar i fëmijëve, Gjykata për Krimet e Rënda, tashmë Gjykata e Posaçme, e dënoi atë në vitin 2010 me 15 vite burg.

Advertisement