Connect with us

Kosova

Eshtë apo jo Hamza i parapëlqyeri i SHBA për të qënë kryeministër i Kosovës

Teksa pas takimit te Kandidatit për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza me Alexander Kasanoff, zëvendësndihmës sekretarin e ri të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, analiste te ndryshem bien dakord Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar mesazh të qartë Albin Kurtit me këtë lëvizje, Arbnor Sadiku, beson se SHBA-ja do të bashkëpunojë me këdo që do të fitojë zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe takimin Hamza-Kasanoff e sheh si pjesë të fushatës zgjedhore të PDK-së dhe jo mbështetjes së SHBA-së.

“Mendoj se takimi mes Hamzës dhe Kasanoff është rezultat i lobimit të DPK-së për qëllime të brendshme elektorale, jo me kërkesë të SHBA-së, dhe nuk mendoj se SHBA-ja ka pasur qëllim ti dërgojë mesazh kryeministrit te Kosoves Albin Kurtit përmes këtij takimi, sepse historia ka treguar se SHBA-ja ka mbështetur cilëndo parti që  fiton zgjedhjet” –  deklaroi Sadiku

Ai gjithashtu vlerësoi se në rrethanat aktuale, Vetëvendosja e Kurtit ka gjasa të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kurse politologu Ognjen Gogiç deklaroi se “Nëse Albin Kurti nuk është bashkëpunues, amerikanët do të gjejnë dikë që do të jetë I tille”.

Ai vlerësoi gjithashtu se ky takim është “më shumë se një mesazh” për Albin Kurtin, sepse SHBA-të tashmë kanë ndërhyrë një herë në zgjedhjet në Kosovë.

Gogiç tha se nuk është e pazakontë që zyrtarët amerikanë të mbajnë kontakte me liderë të ndryshëm politikë në Kosovë, sepse ata në përgjithësi kanë ushqyer elitën politike atje, me përjashtim të lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë kryesisht PDK-në. Megjithatë, vlerësoi ai, është e pazakontë që Hamza të ketë takuar disa zyrtarë që Kurti nuk i ka takuar deri tani.

 

Advertisement