Kosova
Pse është xheloz Marko Gjuriç për Albin Kurtin, dhe letra e indinjatës në Amerikë
Prania e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago, e zemëroi ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen se asnjë zyrtar nga Serbia nuk ishte në takimin ku Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden, I dorezoi stafeten e gares per te qene Kamala Harris zevendesja e tij perballe Donald Trump.
Të hënën, Gjuric i dërgoi një letër presidentit të Institutit Nacional Demokratik, në të cilën ai ndër të tjera theksonte se është shumë shqetësuese dhe zhgënjyese që dikush që njihet gjerësisht si shkelës i të drejtave të njeriut dhe demokracisë e vleraave themelore, dhe që ka ushtruar vazhdimisht praktika që minojnë interesat dhe praninë e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, i jepet mundësia të promovojë politikën e tij të rrezikshme dhe axhendën etno-nacionaliste.
“Më lejoni t’ju kujtoj se këto aktivitete destabilizuese te Albin Kurtit, përfshirë distancimin e vazhdueshëm nga dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe refuzimin për t’u harmonizuar me Uashingtonin, janë dënuar ashpër nga zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së” – ka shkruar Marko Gjuric, I cili me pas edhe u prononcua në Pink TV, ku dhe tha se ftese per Kurtin dërgoi një “sinjal të gabuar” se Kurti “vepron drejtpërdrejt jo vetëm kundër interesave serbe, por edhe kundër politikës së Uashingtonit”.
Bojan Pajtiç, profesor në Universitetin e Novi Sadit, tha per median serbe Danas se është e pakuptimtë dhe në kundërshtim me të gjitha protokollet dhe zakonet që ministri i Jashtëm i nje shteti të shkruajë letra drejtuar palëve.
“Adresa e tij mund të jenë institucionet shtetërore, jo partitë. Demokratët amerikanë ftojnë në kuvendet e tyre ato organizata politike me të cilat ata bashkëpunojnë” – ka deklaruar Pajtiç duke theksuar se “Plogështia e zyrtarëve shtetërorë serbë, sigurisht që shkakton tallje në botë”.
Kurse Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, në një prononcim për Danas rikujtoi se Kurti ishte ftuar nga NDI për të marrë pjesë në konventë si kryetar i Vetëvendosjes.
Ai shtoi gjithashtu se Kurti nuk është i vetëm dhe se ka edhe përfaqësues të dy partive të tjera politike nga Kosova.
“Gjuriq nuk ka të drejtë të zemërohet, sepse të jesh i zemëruar vetëm mund të të dëmtojë shëndetin” – keshilloi jo pa ironi Sheholli
Milica Andriç-Rakiç, nga Iniciativa e Re Sociale, tërhoqi vëmendjen për intervistën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se Kurti ka marrë ftesë nga NDI dhe se udhëtimi nuk do të thotë se marrëdhëniet ndërmjet Departamentit të Shtetit dhe Kurtit janë përmirësuar.
Kurse për reagimin e Marko Gjuricit, ajo u shpreh se ideja e tij është që të përdorë kontaktet e tij nga Uashingtoni për të izoluar më tej qeverinë e Kurtit dhe për të zvogëluar ndikimin e Kosovës në Uashington.
Bashkëbiseduesit e Danas-it që kanë marrë pjesë në kongreset e Partisë Demokratike në SHBA në vitet e kaluara dhe që nuk kanë dashur të flasin publikisht për këtë, thanë jozyrtarisht se nuk është shumë problem të marrësh pjesë në këtë konventë, veçanërisht nëse je kryeministër i ndonje vendi dhe nqs shërbimet e sigurisë vlerësojnë se nuk jeni ndonjë lloj kërcënimi.