Connect with us

Kosova

Hiqni mjegullën nga sytë/ Kosova ‘përtyp’ folklor, Serbia bëhet faktor interesant ndërkombëtar

Sipas gazetari Berat Buzhala, marreveshja e Serbisë me Bashkimin Europian për hapjen e minierave të litiumit, project i cili parashikon te happen mbi 20 mijë vende pune, tha se “Një lidhje e fortë ekonomike e Serbisë me Perëndimin, përmes një investimi te tille strategjik, është goditje për Rusinë, por ndoshta me shume për Kinën, sepse kjo minierë relativizon avantazhin e Kines në fushën e baterive për makinat elektrike”.

“Aktualisht ne botë jane tri tema të rëndësishme: Mikrochipat, Lithiumi dhe Inteligjenca Artificiale. Për fatin tonë të keq ura mbi lumin Ibër, miniera e Trepçës, thëngjilli i Obiliqit dhe konvertimet ne Kishën e Llapushnikut nuk kanë ndonjë peshë të madhe globale. Ajo cfare dua te them me kete eshte kjo – Ndersa ne jemi duke u marre me tema absolutisht te kota, kundershtari yne kryesor ne rajon, Serbia,eshte bere faktor interesant ne rrafshin global, fillimisht me shitjen e armeve per Ukrainen, e tani me minieren e Litiumit, si favore per Perendimin, ndersa retorikisht vazhdon te jete aleate e Rusise dhe Kines. Është e pamundur te supozosh se sa larg mundet me vazhdu Serbia te ecë në dy rrugë të ndryshme njëkohësisht. Ajo çka është e lehtë te supozojmë është që për dallim prej nesh, Serbia po merr pjesë në tryezat ndërkombëtare me resurse të prekshme, të shitshme dhe të vlefshme, si armët dhe mineralet, kurse Kosova vazhdon te jete peng i ligjëratave boshe ideologjike të krerëve të shtetit, mbi demokracinë dhe socialdemokracinë” – ka theksuar gazetari Berat Buzhala

Advertisement