Aktualitet
Sherri pas gërvishtjes së makinave, dy vajzat shofere debatuan dhe pastaj thirrën të afërmit
Një debat i dy vajzave pas përplasjes së mjeteve të tyre në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut.u bë shkak për një konflikt mes dy të rinjve. Ku si pasojë e konfliktit njëri prej tyre mbeti i plagosur, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim pasi në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë. Mësohet se dy vajzat kanë debauar fillimisht me njëra-tjetrën pasi gërvishtën mjetet në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut.
Pas debatit me njëra-tjetrën ato kanë thirrur të afërm, por situata ka agravuar mes Fatjon Dautit i cili është konfliktuar me të afërmin e drejtueses së mjetit, Marjo Barami. Gjithashtu Fatjon Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërsa policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.
Njoftimi i Policisë:
”Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë.