Pinknews
Arbana Osmani e zbulon për herë të parë: Ja pse jam ‘e pasur’
Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment nga përditshmëria me fëmijët e saj, duke treguar se çfarë e bën të ndihet vërtet e pasur.
Në një video të publikuar në InstaStory, Arbana shfaqet në makinë së bashku me fëmijët, teksa këndojnë me zë të lartë një nga këngët e tyre të preferuara.
Moderatorja duket mjaft e lirshme, duke kënduar dhe duke shijuar momentin me të vegjlit, larg paraqitjeve të kuruara me të cilat publiku është mësuar ta shohë në ekran.
Por vëmendjen e ka marrë veçanërisht mbishkrimi që ajo ka zgjedhur për videon, ku shpjegon me humor se përse e konsideron veten të pasur.
“E pasur, sepse mund të këndoj këngët e mia të preferuara me fëmijët e mi, pa më gjykuar askush”, ka shkruar Arbana në anglisht, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji.
Përmes këtij postimi, moderatorja ka treguar se për të pasuria nuk lidhet domosdoshmërisht me anën materiale, por edhe me mundësinë për të kaluar kohë me fëmijët dhe për të shijuar momente të zakonshme familjare.
Arbana është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku krahas angazhimeve profesionale ndan herë pas here edhe pjesë nga jeta e saj si nënë.
Këtë herë, ajo ka zgjedhur një video të thjeshtë nga makina për të treguar një nga momentet që vlerëson më shumë në përditshmërinë e saj.