Bota
Tanket izraelite futen më thellë brenda Gazës, 27 të vrarë pas përplasjeve me Hamasin/ Biden bën thirrje për paqe
Forcat izraelite janë futur më thellë brenda pjesëve qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës të enjten, duke i luftuar militantët e Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Së paku 27 njerëz u vranë në Gazë gjatë luftimeve të enjten, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Përshkallëzimi i luftimeve ndodhi pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri trysni kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, tha Shtëpia e Bardhë.