Connect with us

Kosova

Kreu i CIA-s në Kosovë, pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti

PRISHTINË– Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ndodhet në Prishtinë prej pasdites së djeshme. Mediat në Kosovë raportojnë se Burns ka mbërritur në Kryeministrinë e Kosovës dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Një ditë më herët, Burns u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë pason vizitat që zyrtari kryesor i inteligjencës amerikane zhvilloi në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Vizita e Burnsit në Kosovë vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti. SHBA-ja dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian e kanë kritikuar disa vendime dhe veprime të ndërmarra së fundi nga Qeveria e Kurtit, që janë konsideruar si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”.

Advertisement