Kosova
Do ishte mirë që dikush si Vuçiç të mos ekzistonte në 500 vitet e ardhshme
Deklarata e kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabic, se shpreson që presidenti i vendit, Aleksander Vuçic, të mos tërhiqet nga politika në vitin 2027, sic edhe pati paralajmeruar ai, sepse një njeri i tillë në Serbi nuk do të ketë për 300 vitet e ardhshme, sipas bashkebiseduesve te medias serbe Dabas, paraqet testimin e terrenit për ndryshime të mundshme në sistemin politik në Serbi, për të forcuar pozitën e Aleksandër Vuçicit.
Ata theksuan se ekziston rreziku real që progresistët të tentojnë edhe të ndryshojnë Kushtetutën per ti zgjatur mandatin presidencial Vucicic, njejte si Vladimir Putini ne Rusi, apo edhe në disa vende euroaziatike.
“Duke marrë parasysh se si ai dhe regjimi i tij shkatërruan tërësisht Serbinë, e prangosën atë me korrupsion të paparë, është e mundur që Ana Brnabić të ketë të drejtë. Për të mirën e brezave të ardhshëm, dotë ishte mirë që dikush si Vuçici të mos ekzistonte në 500 vitet e ardhshme” – tha politikani I opozitesBorko Stefanovic.
Tamara Milenkovic, profesoreshë në Universitetin e Nishit beson se Ana Brnabiq ka të drejtë për një gjë –vertete nuk ka pasur asnjëherë në historinë e Serbisë dikush si Aleksandar Vuçic që krijoi një shtet privat, qe bëri gjëra të paimagjinueshme dhe tha vetem gënjeshtra, si askush para tij.
Gjorgje Paviçeviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike u shpreh se ka rrezik real që ne Serbi të tentojnë ndryshimin e Kushtetutës per te fuqizuar presidentin aktual teksa dhe eshte e qartë se oligarkia në pushtet dëshiron të ruajë ndikimin politik në mënyrë që të ruajë pozitat, pasurinë e fituar dhe të vazhdojë të grabisë popullin dhe shtetin”.