Connect with us

Kosova

Deputeti britanik i qartë e i prerë, ja çfarë tha për sulmin në Banjskë

Deputeti i Partisë Laburiste, Alex Sobel, tha se Britania e Madhe do të jetë përkrah Kosovës në këto kohëra sfiduese për vendin. Ai mes tjerash ka deklaruar se një tjetër sulm si ai në Banjskë nuk guxon të përsëritet.

Sobel u shpreh se qeveria e re në Britani do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në këto kohëra sfiduese.

Ai gjithashtu I vlerësoi si shumë të vështira negociatat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe deklaroi se duhet të ketë përpjekje maksimale nga Kosova për t’i normalizuar raportet me shtetin fqinj pasi që sipas tij nuk ka alternative tjetër përveçse dialogut.

“Ne duam të shohim sa më shpejtë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e fundit po vazhdon ta bllokojë Kosovën për tu anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe kjo nuk aspak gjë e mirë. E di që negociatat janë jashtëzakonisht të vështira në Bruksel por duhet të ketë përpjekje maksimale për normalizim të marrëdhënieve nga kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic. Nuk ka mënyra të tjera përveçse dialogut që të zgjidhen mospajtimet sepse ndryshe kjo do të nënkuptonte konflikt dhe nuk duhet të kthehemi atje. Nuk dua të shoh më incidente të tilla siç ishte ai në Banjske” – theksoi depiteti britanik

Advertisement