Kronike
Vodhi 15 mijë euro në banesën e doktorit Eqerem Hasani në ‘Komunën e Parisit’, arrestohet 38-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 38- vjeçarin Olsi Bibollari, pasi vodhi 15 000 euro në një banesë në ‘Komunën e Parisit’ më 25 gusht 2024.
Banesa në të cilën 38- vjeçari ka vjedhur shumën e lekëve mësohet se është e Eqerem Hasanit, i cili është edhe shefi i urgjences së sëmundjeve të brendshme në QSUT.
Sips policisë, 38- vjeçarit i është sekuestruar shuma e parave të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Key” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.
Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Key”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi Olsi Bibollari, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se më datë 25.08.2024, ka vjedhur shumën 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.