Connect with us

Bota

Merret vendimi ne Greqi, ndalohen celularët në shkolla: Ndikon në procesin mësimor!

Në një mbledhje të kabinetit kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar mes 11 masave të reja për përmirësimin e sistemit arsimor, edhe ndalimin e përdorimit të telefonit celular në shkollat greke. Sipas rregulli të ri nxënësi mund të sjellë celularin në shkollë, por duhet ta ketë vetëm brenda çantës gjatë gjithë kohës deri sa të mbarojë orari i shkollës.

Në një mbledhje të kabinetit kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar mes 11 masave të reja për përmirësimin e sistemit arsimor, edhe ndalimin e përdorimit të telefonit celular në shkollat greke. Sipas rregulli të ri nxënësi mund të sjellë celularin në shkollë, por duhet ta ketë vetëm brenda çantës gjatë gjithë kohës deri sa të mbarojë orari i shkollës. Kërkoj mbështetjen e gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve në një përpjekje që ka të bëjë me faktin se celularët nuk duhet të kenë vend në shkolla –ka thënë Mitsotakis .

Arsyeja pse duam të jemi shumë këmbëngulës në këtë përpjekje është shumë e thjeshtë. Të dhënat shkencore tregojnë sot se përdorimi i celularëve gjatë ditës në shkollë ndikon jashtëzakonisht negativisht në vetë procesin mësimor. Nga shpërqendrimi e deri në çështje të tjera të rëndësishme, është e qartë se celulari nuk ka vend në shkollë gjatë ditës.

Sipas Mitsotakis slogani me të cilin do të hapen shkollat këtë vit akademik do të jetë “Celularët në çantë”. Greqia me këtë masë të re për shkollat po ndjek shembullin e një sërë vendesh europiane.

Në paketën e re të masave për sistemin arsimor do të ketë ndryshime tek burimet njerëzore, me marrjen në punë të mbi 10000 mësuesve të rinj, futjen e sistemeve të reja teknologjike në mësimdhënie me 28.500 tabela të bardha interaktive, teknologjinë dhe zbatimin e tutorialit dixhital, i cili do të nisë funksionimin nga data 16 shtator për maturantët.

Gjithashtu një vend të rëndësishëm do të ketë sjellja në shkolla me zbatimin e platforms stop-bullying për të luftuar këtë fenomen të rrezikshëm si dhe orientimi professional që në klasën e pare të gjimnazit me teste të veçanta aftësish, në mënyrë që fëmijëve në këtë moshë kritike t’u bëhet më e lehtë të kuptojnë se cilat janë aftësitë e tyre reale.

Advertisement