Connect with us

Aktualitet

Mbi 10 mijë masa administrative, Policia Rrugore bën bilancin javor

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës së saj javore.

Sipas Policisë Rrugore të kryeqytetit, 10 shoferë janë arrestuar ose proceduar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose të drogës, për mospasje leje drejtimi, korrupsion ose shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa, janë vënë në total mbi 10 mijë masa administrative me gjobë.

“Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (25.08.2024 – 31.08.2024) 🚨

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ Arrestime dhe procedime penale:

  • 🍺 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  • 🚫 2 persona për pa leje drejtimi.
  • 🚦 1 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
  • 💶 2 persona u procedua për korupsion aktiv.
  • 💊 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

✅ Masat administrative:

  • 📈 10.731 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,533 në ditë.
  • 🌑 52 masa për xhama të zinj.
  • 🚗💨 869 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 📱 346 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
  • 🔒 762 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • 🛑 4 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
  • ⚠️ 509 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
  • 🅿️ 6.845 masa për qëndrim të gabuar.
  • 🏍️ 788 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

  • 🍺 17 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 🚗💨 43 raste për tejkalim shpejtësie.
  • 🚗💨 19 raste të ndryshme

🚗🚓 22 automjete u bllokuan, përfshirë 10 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️

#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore”, njofton Policia Rrugore Tiranë.

Advertisement