Connect with us

Politike

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Alfred Belerit për lirimin me kusht.
Kjo ishte seanca e katërt në Gjykatën e Fierit për shqyrtimin e kësaj kërkese nga ana e Fredi Belerit. Me këtë vendim, Beleri fiton lirinë 1 muaj e gjysëm përpara nga koha e mbetur për vuajtjen e dënimit.
Alfred Beleri, i cili tashmë mban mandatin e eurodeputetit, u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Advertisement