Rajon
Vuçiç shfrenon gojën: Biserko dhe Çanak, miza në fundshpinën e Kurtit
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mohuar pretendimet se po tenton që të tërheqë nga Kosova serbët në veri. Vuçiç ka thënë sot se serbët nga Kosova do të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, përkundër, siç tha ai, dëshirës së Kurtit dhe të tjerëve, që serbët mos jetojnë aty.
“Serbët nga Kosova dhe Metohija do të mbeten në Kosovë dhe Metohi, përkundër dëshirës së Albin Kurtit dhe Nenad Çanakit dhe Sonja Biserkos dhe shumë të tjerëve që serbët nga Kosova dhe Metohia të zhduken”, tha Vuçiç.
Më tej, Vuçiç tha se Albin Kurti, Sonja Biserko dhe Nenad Çanak po bëjnë cirk.
“Nuk kam parë kurrë një cirk të tillë siç mund të krijojnë Albin Kurti dhe mizat e tij të fundshpinës nga Serbia qendrore, si Çanak dhe Sonja Biserko. Serbët nga Kosova dhe Metohija do të mbeten në Kosovë dhe Metohi. Me gjithë dëshirën e Kurtit, Nenad Çanakut dhe Sonja Biserkos e shumë të tjerëve që të zhduken, nuk do të jetë kështu. Nuk do të më shkonte ndërmend kurrë diçka të tillë”, tha Vuçiç.