Connect with us

Kronike

Shokuese/ Shqiptari rreh gruan në sy të fëmijëve, gjuan me grusht dhe vajzën e mitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi mbrëmjen e 26 gushtit, ku një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili pasi ka ardhur nga puna në gjendje të dehur, ka nisur të shajë dhe kërcënojë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

Siç bën me dije Protothema, më pas i akuzuari ka vazhduar të dhunojë gruan e tij para fëmijëve të tyre me shprehje të turpshme dhe më pas ka shkuar drejt vajzës së tij dhe e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të kokës.

Në dëshminë e saj, bashkëshortja ka rrëfyer se një natën para se të ndodhte kjo skenë dhune, 36-vjeçari e kishte dhunuar dhe përdhunuar. Shqiptari tashmë është arrestuar, ndërsa ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Advertisement