Sport
20 vjet nga vdekja e Gramoz Palushit, i riu shqiptar që u vra në Greqi për ngjyrat kuqezi
Para 20 vitesh, Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje me Greqinë që mbetet në histori, 4 shtatori i 2004. Grekët vinin në Shqipëri si kampionë të Europës, por do të humbisnin në Tiranë me shifrat 2-1.
Festa shpërtheu kudo, edhe jashtë territorit zyrtar të vendit tonë. Gramoz Palushi, në moshën 20 vjecare, doli në atë kohë për të festuar fitoren e Shqipërisë në Greqi, i veshur me flamurin kuqezi.
Por kjo festë rezultoi fatale për Palushin, pasi ai u sulmua me thikë nga një shtetas grek duke e lënë të vdekur.
Pikërisht në këtë datë, tifogrupi besnik i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” përkujtojnë djaloshin.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ ka postuar foton e Gramoz Palushit dhe e shoqëron dhe me shkrimin “Gjithmonë me ne, Gramoz!”, duke përkujtuar kështu të ndjerin.