Connect with us

Kronike

Dyshohet se u ekzekutua për çështje parash, del FOTOJA e 62-vjeçarit të vrarë nga djali

Është publikuar fotoja e 62-vjeçarit të vrarë nga djali në Shënavlash të Durrësit. Enver Balla dyshohet të jetë vrarë mbi 20 ditë më parë, pasi familja e kishte denoncuar të zhdukur.

Pasi policia ngriti dyshimet se kishin të bënin me krim brenda familjes kanë përgjuar familjarët dhe telefonin e djalit, autorit të dyshuar të vrasjes, Esmerald Ballës.

Vetë ky i fundit e ka pranuar para policisë se ka vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

 

Advertisement