Connect with us

Aktualitet

Shifrat e frikshme të verës, me shume se 13 aksidente në ditë! Brataj: Trend në…

Përdorimi i substancave narkotike dhe alkoolit kanë rritur edhe më shumë numrin e aksidenteve rrugore në vendin tonë.

Nga 11 që ishin, përllogariten 13 aksidente në ditë. Deri më tani, për vitin 2024, janë shënuar 3176 aksidente me 311 aksidente më shumë se një vit më parë.

Tre muajt e verës mbajnë rekord pasi  janë shënuar 288 aksidente më shumë, kjo edhe për shkak të shtimit të lëvizjes dhe numrit të automjeteve që shkojnë drejt plazheve.

“Në qershor ishin 122 aksidente e më shumë, në korrik 88 aksidente më shumë dhe në gusht 78 aksidente më shumë”, tha Skënder Brataj.

Por sipas Brataj trendi në rritje i aksidenteve rrugore është ende më shqetësues për faktin se numri i të aksidentuarve është edhe më i lartë.

“Po kur përplasen dy makina mesatarisht janë 8 persona brenda që pësojnë dëmtime ose invalidizim apo mungesa në punë”, tha Brataj.

Shefi i Urgjencës Kombëtare thekson për të disatën herë se përdoruesve u duhet hequr patenta përkohësisht.

“Duhen identifikuar dhe të mos lejohet të përdorin makinë”, tha ai.

 Aksidente rrugore:

Viti 2023 – 2865  aksidente;

Viti 2024 – 3176 aksidente.

311 aksidente më shumë

Aksidentet rrugore qershor-gusht 2024:

Qershor 2024-122 aksidente më shumë se në qershor 2023;

Korrik-88 aksidente më shumë;

Gusht-78 aksidente më shumë.

Advertisement