Connect with us

Kronike

Agravon sherri mes dy të rinjve, plagoset me sende të forta një prej tyre

Një konflikt ka ndodhur mes dy të rinjve mbrëmjen e sotme në një bulevard në Vlorë. Mësohet se një nga të rinjtë ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve konflikti për motive të dobëta mes të rinjve ka nisur me fjalë fillimisht, ndërsa më pas ka degraduar në dhunë dhe në përdorimin e sendeve të forta.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë, i riu tjetër është shoqëruar në komisariat nga forcat e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe për të zbardhur detajet e incidentit.

Advertisement