Connect with us

Politike

Vuan nga një sëmundje e rëndë/ Safet Gjici lë qelinë e burgut dhe shtrohet në spital

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici prej rreth një jave ka lënë qelinë e burgut dhe është shtruar në një spital privat.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-kryebashkiaku socialist vuan nga një sëmundje e rëndë, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore aktuale.

Safet Gjici u përfshi në video-skandalin me Alma Kaçin dhe është dënuar me 3 vite burgim për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burgim, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti.

Por Gjykata e Apelit të Posaçm doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Advertisement