Connect with us

Kronike

U përplas për vdekje nga drejtuesi i mjetit “Benz”, del emri i viktimës

Një kasident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur këtë të enjte në orën 19:30 në aksin Korçë-Polenë.

Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit Sokol Çita, 37 vjeç, i cili ka përplasur me mjetin e tij tip “Benz”, këmbësorin Bujar Rika, 60 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Advertisement