Connect with us

Aktualitet

‘Me luftë do ta mbrojmë gjuhën shqipe’/ Heqja e tabelave shqip, flasin qytetarët e Dibrës së Madhe

Pak ditë më parë në pikën e kalimit kufitar me Kosovën në Bllacë të Maqedonisë së Veriut u hoqën tabelat e sinjalistikës rrugore që përmbanin edhe gjuhën shqipe.

Kjo krijoi një zemëratë tek shqiptarët e shtetit fqinj. Tabelat që ishin vendosur në rrugën Bllacë – Shkup nuk përmbanin gjuhën shqipe, ndërsa ato janë zëvendësuar sapo rasti u bë publik në media.

Në lidhje me këtë ngjarje, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin situatën si kthim mbrapa në kohë, por që janë të vendosur se nuk do ta lejojnë të ndodhë. Qytetarët e Dibrës së Madhe shprehen se është luftuar në gjithë këto vite për gjuhën shqipe dhe se nuk mund të ketë një kthim në vitin 2001. Të tjerë qytetarë thonë se fillimisht do të organizojnë protesta, nëse do të ketë një tentativë për ta hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Shumë tabela në rrugët e Maqedonisë së Veriut u dëmtuan duke iu hequr gjuhën shqipe. Ndërkohë, Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Mirëmbajtjen e rrugëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se do t’i kthejë tabelat në gjendje e mëparshme, me gjuhën shqipe të mbishkruar në to, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse.

Advertisement