Connect with us

Kosova

Prokuroria serbe për Kosovën/ Kush është i rrezikuar dhe cilat mund të jenë pasojat

Presidenti serb Aleksander Vucic gjate nje fjalimi drejtuar opinionit tha mes te tjerash se do te krijoje Prokurorine Speciale per KOSOVEN, si masë për mbrojtjen e “interesave jetike kombëtare të popullit serb” atje.

Sipas tij, kjo prokurori do krijohet për ndjekjen penale të keqpërdorimeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut, uzurpimin e pronës, kërcënimin të integritetit fizik dhe dinjitetit të qytetarëve serbë në Kosovë.

Kjo masë u paralajmërua së bashku me një sërë stimujsh financiarë për serbët e Kosovës dhe kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të dhe kthimin e serbëve në institucione.

Politologu Ognjen Gogiq e sheh njoftimin si nevojë për të balancuar masat e miratuara, të cilat i konsideron kryesisht financiare.

Sipas tij, kjo masë nuk do të zgjasë “përgjithmonë”, por vetëm deri në vendosjen dhe respektimin e normave të dakorduara dhe të nënshkruara në Bruksel, në respekt të Marrëveshjes së Brukselit.

Megjithatë, askush nga qeveria e lartë e Serbisë nuk ka dhënë më shumë detaje rreth mënyrës se si duhet të zbatohet kjo masë.

Bogoljub Milosavljević, profesor i së drejtës kushtetuese, tha se ideja është “popullore” në kuptimin që do të thotë se Serbia kujdeset për qytetarët e saj në Kosovë të cilët janë të ekspozuar ndaj akteve të rënda ndaj sigurisë.

Megjithatë, ai u shpreh se e gjithë kjo nuk duket të jetë efektive.

Po cilat mund të jenë pasojat?

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit joqeveritar të Kosovës për Drejtësi, tha për Radion Evropa e Lirë se njoftimi i Presidentit të Serbisë është për përdorim të brendshëm në Serbi dhe beson se njoftimi për themelimin e prokurorisë për Kosovën bie ndesh me kërkesën e dytë të Vuçiqit – që prokurorët dhe gjyqtarët serbë të kthehen në vendet e tyre të punës në Kosovë.

Miftaraj beson se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejonte një qasje të tillë.

Nga ana tjeter, Politologu Ognjen Gogiq vlerësoi se masa për ngritjen e prokurorisë për Kosovën mund të merret në lidhje me aktakuzën e fundit kundër Milan Radoiçiqit dhe 45 personave të tjerë për rastin Banjska. Ai gjithashtu e sheh atë si përgjigje ndaj arrestimeve të serbëve në Kosovë, duke përfshirë edhe dyshimet për krime lufte, duke vlerësuar se tani të dyja palët do të përdorin sistemin e tyre gjyqësor në masë më të madhe.

Gogiq e sheh krijimin e një prokurorie speciale për Kosovën si një hap prapa në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Advertisement