Connect with us

Aktualitet

SPAK ka gazetarë papagaj, ka krijuar bandë që shpërndajnë lajme’

Gazetari Andi Bushati, ka komentuar sulmin e Sali Berishës ndaj disa gazetarëve të cilët i konsideroi si pjesë e “organizatës kriminale të SPAK” dhe tha se do të trajtohen si të tillë.

“Shpërthimi nuk është lajm sepse Berisha i ka në natyrën e tij shpërthimet dhe shpesh merr përpara çfarë gjen.

Debati ka lindur nga shpallja e akt-akuzës për dosjen Partizani, ku ai pretendon se po i biet në qafë dhe gazetarët po raportojnë ato që i quan shpifje të SPAK.

A është e vërtetë një pjesë e pretendimit të Berishës? Them se po. Më ka bërë përshtypje edhe vetë, që ka gazetarë në emisione, që kur e pyet gazetarin se çfarë mendon, thotë këto i mendon SPAK-u.

Ne kemi patur gazetarë apo analistë papagajë të PS dhe PD, kemi patur edhe gazetarë të bandave, të federative sportive, zgjedhin do të bëhen papagall i filanit.

Pra ky konstatim i Berishës, është deri diku i vërtetë, por them se Berisha nuk është viktima e kësaj. Berisha e ka ngritur këtë sistem të të vërtetave alternative. Mediat e mia që thonë gjysmë të vërteta dhe mediat e kundërshtarit.

Berisha me benefitet ekonomike, ka arsenal mediatik dhe e vërtea e tij nuk censurohet, nuk vuan nga kjo. Fenomeni i gazetarëve të SPAK ekziston por ai nuk është njeri i censuruar.

Viktima e madhe këtu është publiku. Kemi ngritur një sistem, që u pa edhe në dosjen Partizani, që ca thonë gjysmë të vërteta dhe publiku nuk merr vesh të vërtetën reale.

Nuk kemi raportime me dy-tre burime. Ose je totalisht pro Berishës, ose totalisht kundër. Është lexuesi viktima dhe jo Berisha.

Fajtorë janë Rama, Meta, Berisha, por ndërkohë, a do të kishim Metën, Ramën dhe Berishën kaq të zinj, nëse ne, drejtësia, shoqëria civile, nuk do të ishim dorëzuar nga pak të gjithë? Pra edhe këta do të ishin pak më të mirë.

SPAK ka krijuar një bandë dezinformatorësh që shpërndajnë lajme. Banda e SPAK është rrezik”, tha Bushati.

Advertisement