Politike
Detaje nga takimi me dyer të mbyllura Erdogan-Rama, ja për çfarë biseduan dy liderët
Zbardhen detaje nga takimi me dyer të mbyllura i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama të dielën në New York, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë takimit të tyre u diskutuan lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale.
Takimi me dyer të mbyllura u mbajt në Turkevi (Shtëpia Turke), qendra diplomatike turke në Neë York dhe u realizua.
Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Türkiye.
Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.
Ai ka deklaruar se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”, transmeton Anadolu.