✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Konflikti përfundon në tragjedi/ E goditi me thi*kë pas sherrit, ndërron jetë 49-vjeçari në Tiranë

Një konflikt brenda një lokali në Tiranë ka përfunduar në tragjedi.

49-vjeçari Kreshnik Cara ka ndërruar jetë pasi u godit disa herë me thikë në pjesën e barkut, mbrëmjen e 23 shtatorit, në rrugën “Marko Boçari”.

Cara u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka arrestuar si autor të dyshuar 50-vjeçarin Toni Nake.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Nake e ka goditur me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas ngjarjes, 50-vjeçari është larguar nga vendi, por është identifikuar dhe kapur nga shërbimet e policisë pas një reagimi të menjëhershëm.

Toni Nake është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Në dëshminë e tij, 50-vjeçari ka deklaruar se ndodhej në të njëjtin lokal me Kreshnik Carën, por në tavolina të ndryshme.

Sipas tij, gjithçka nisi pas një debati të çastit.

Fillimisht, të dy janë konfliktuar me fjalë, ndërsa më pas Nake ka shkuar në banesën e tij, ka marrë një thikë dhe është kthyer në lokal, ku ka goditur disa herë 49-vjeçarin në bark.

Në momentin e konfliktit, Kreshnik Cara ndodhej në tavolinë me një mikun e tij.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Toni Nake njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Edhe në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, ai nuk ka qenë i qëndrueshëm në dëshminë e tij, ndërsa ka pretenduar se ishte bullizuar shpesh.

Advertisement