Connect with us

Kosova

Vuçiç njeh Kosovën dhe dërgon Vulinin për ngushëllim te Putini në Rusi

Sipas Dragan Sormaz, sot kryetar i Këshillit Euroatlantik të Serbisë, gjatë kohës deri ne formimin e dakorduar mes Serbise e Kosoves, Aleksander Vucic do shperndaje dekorata për rusët. Do dërgojë te besuarin e tij Aleksander Vulin  në Moskë qe të flasë për paqen, në mënyrë që të vazhdojë t’u hedhë hi syve atyre ne Kremlin, por para së gjithash, votuesve të tij ne Serbi, numri i të cilëve po zvogëlohet dita ditës. Rusët nuk do të reagojnë seriozisht sepse kanë nevojë për një lloj Serbie në mënyrë që të vazhdojnë ta përdorin atë për të destabilizuar Ballkanin dhe për të minuar unitetin evropian. Pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet në Amerikë, që do të jetë Kamala Harris, 2025 do të nisë një proces tjetër që duhet të përfundojë shpejt për shkak të planit të BE-së për t’u zgjeruar në 2030.

Bosnja dhe Hercegovina do duhet të bëhet një shtet funksional. Pengesa më e madhe për këtë është Dodik. Ashtu siç dikur Millosheviqi kishte për detyrë të zgjidhte problemin e Karaxhiqit, edhe tani Vuçiqit e ka për detyrë ta zgjidhë problemin e quajtur Dodik. Pra, pritet diçka që mund te quhet ‘Dayton 2’.

Ata ne Perendim nuk kanë nevojë për zëvendësim të Vuçiqit me konkurrencë. Ai sigurisht bën çdo gjë që ata duan.“Banjska” ishte një ngjarje tragjike, por edhe lëvizja më e mirë e Vuçiqit për Serbinë, pikërisht sepse plani i tij dështoi. Falë Banjskës, problemet në rajon, Kosovë dhe Bosnje, do të zgjidhen dhe Serbia do të përfitojë më së shumti nga një rajon paqësor. Ajo do të mund të shkojë drejt organizimit të shoqërisë, drejt BE-së dhe NATO-s, pra drejt prosperitetit dhe sigurisë. Ajo do të ketë një shans për t’u afruar më në fund me vendet e mesme të zhvilluara të Evropës dhe të mos jetë ndër më të varfrat në kontinent.

Advertisement