Connect with us

Bota

Erdogan kritikon Netanyahun, pretendon se Izraeli mund “t’ia vë syrin” edhe Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Izraeli mund t’ia “vë syrin” edhe Turqisë pas Libanit, raporton agjencia “AP”.

Në një fjalim në Parlamentin e Turqisë, Erdogan ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar dhe po ashtu botën islame për dështimin për t’i ndaluar veprimet e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Gaza dhe Liban. Ai u zotua se do të qëndrojë fortë kundër Izraelit dhe do ta mbështesë Libanin.

“Edhepse disa njerëz vazhdimisht refuzojnë ta shohin atë, Qeveria e Netanyahut po ëndërron një ëndërr të papërpunuar që përfshin edhe Anadollin”, tha Erdogan, duke iu referuar një pjese të madhe të Turqisë. “Vendi të cilit Izraeli do t’ia vë syrin pas Palestinës e Libanit, do të jetë atdheu ynë”.

Advertisement