Connect with us

Politike

“Kësaj i thonë p**** s’e lirohesh” – Zbardhen replikat e deputetëve në whast app!

Maxhoranca ka vijuar punimet e komisionit hetimor për Sterilizimin pa Partinë Demokratike, e cila edhe pse e kërkoi vetë me ngulm ngritjen e tij vendosi ta bojktojë në kuadër të aksionit politik, pas dënimit të Ervin Salianjit.

Kjo ka ngjallur dhe debate në grupin e përbashkët të ëhatsapp që deputetët kanë.

Vokshi e cila është kryetare e këtij komisione thotë se të gjitha mbledhjet që do të bëhen pa PD do të konsiderohen nul.

Shqiptarja.com ka siguruar komunikimin në whats app të deputetëve

Ina Zhupa: Absolutisht, ndaj është drejtimi nga opozita se e kemi kërkuar ne hetimin.

Albana Vokshi: Dhamë konsensus për të vijuar këto ditë. Por pas të djeshmes nuk japim më konsensus. Sepse po keqpërdoret nga mazhoranca.

Ina Zhupa: Plotësisht dakord.

Plarent Ndreca: Ne ju mirëkuptojmë dhe ju kemi kolegë të mirë, por vendimet politike të partive politike nuk i mbivendosen vendimeve institucionale të Kuvendit. Ne ju presim sa me shpejt në Komsion.

Ina Zhupa: Mos ke ngatërruar chat se ne kemi marrë ndonjë vendim politik. Mos e ke fjalën për vendimet tuaja si grupi PS? Ne kemi vetëm rregulloren…

Petrit Vasili: Shyqyr që ju jeni krejtësisht apolitikë dhe pa parti dhe që nuk i bindeni fare urdhërave politike të partisë tuaj, vërtet është fat i madh për komisionin.

Saimir Korreshi: Kësaj i thonë p… … se lirohesh.

Advertisement