Connect with us

Pinknews

Trashëgimtarja e Top Channel martohet në një ceremoni private në Meksikë?

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, raportohet se është martuar me partnerin e saj, Ervis Bajraktari.

Burimet për Anabel.al bëjnë me dije se Lori dhe Ervisi janë martuar në një dasmë private në Meksikë, me pak miq dhe familjarë.

Dihet se Lori dhe Ervisi kanë një marrëdhënie të gjatë dhe janë lidhur që kur ishin studentë.

I njëjti burim u shpreh se mund të bëhet një tjetër dasmë në Tiranë, ku çifti mund të martohet sërish në një ceremoni më të madhe.

“Kjo mund të ndodhë tani në tetor, për ditëlindjen e Lorit”, u shpreh burimi.

TEMA

Advertisement