Kosova
‘Ëndërron të veshë uniformë, mendon se mund të jetë Zelensky i ri’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si qëllim jetësor e paresor ka të duket si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa dhe theksoi se ai vet ka synim krejtësisht të kundërt prej Kurtit dhe qe është “progresi i mëtejshëm i Serbisë”.
Këto komente Vucic i ka bërë në një paraqitje publike teksa dhe ka komentuar deklaratën e fundit të Kurtit të dhënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se paqja në Ballkan do të rrezikohet nëse Rusia e fiton luftën në Ukrainë.
“Kurti ëndërron të veshë uniformë ushtarake, mendon se mund të jetë Zelensky i ri. Ky është qëllimi i jetës së tij, kurse qëllimi i jetës sime është ndërtimi i rrugëve, korridoreve hekurudhore, parqeve shkencore dhe teknologjike… progresi i mëtejshëm i Serbisë “ – deklaroipresidenti serb.
Ditë më parë Vuçiç, pati pretenduar gjithashtu se në Kosovë flitet vetëm për luftë, ndërsa në Serbi për zhvillim.
Duke folur për procesin e dialogut, Vuçiç pretendoi se është pala kosovare ajo që po refuzon këtë proces.
“Besoj se rrethanat do të ndryshojnë në të ardhmen dhe se dikush do të kuptojë se të gjithë përfitojnë nga dialogu dhe zgjidhjet e kompromisit. Zgjidhja e gjërave me kërcënime, spastrim etnik i serbëve, në radhë të parë nga Veriu i Kosovës, nuk është politikë serioze dhe nuk do të sjellin rezultate” – potencoi Vucic