Connect with us

Kronike

Ish-diplomati britanik: Kurti e Vuçiç po presin rezultatin e zgjedhjeve në SHBA-të

Ish-diplomati britanik, Ian Bancroft, ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia aktualisht janë në një stad “pritje” të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të parë se kush do ta marr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Aktualisht nuk ka një proces të dialogut”, është shprehur ai në një intervistë për Balkan Insight.

Duke marrë për bazë këtë fakt, njohësi i mirë i dinamikave në Ballkanin Perëndimor potencoi se duhet shpresuar që kjo gjendje “të mos dërgojë rajonin në një incidenti të dhunshëm në terren”.

Ish-diplomati britanik gjatë intervistës ka potencuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës “nuk e kanë pasur realisht efektin e dëshiruar”.

Nga ana tjetër, Bancroft konsideroi se “nuk ka asnjë nxitje të BE-së” që mund të nxjerrë koncesione nga Serbia.

“Vuçiç është mjaft publik dhe i qartë për atë që ai mendon se janë perspektivat e anëtarësimit të Serbisë dhe kështu pa ata shtytës, ato stimuj, asnjëra palë nuk ka një nxitje për të ecur përpara në dialog” – deklaroi diplomati, I cili gjithashtu e ka karakterizuar situatën aktuale si një situatë të “blerjes së kohës”.

Advertisement