Connect with us

Kosova

Vuçiç i frikësuar, paralajmëron një javë të vështirë, Perëndimi shton presionin ndaj Serbisë

“Sikur të realizoheshin vetëm një pjesë e parashikimeve të errëta të presidentit serb Aleksandër Vuçiç tani ndoshta do të jetonim si në epokën e pasluftës pas Luftës së Dytë Botërore”.

Kështu e nis artikullin e saj media serbe “Nova”, ku shkruan se presidenti Vuçiç shpesh i përdor fjalimet e tij në media për të parashikuar ngjarjet e te ardhmes, të cilat janë të errëta dhe të pasigurta, ndaj mund të dëgjojmë prej tij se si na pret një dimër i ftohtë, mungesë rryme, uri, me pak fjale një e ardhme e pasigurt, etj.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç artikuloi profecinë e tij të fundit gjatë vizitës së tij në Gjenevë, ku foli për reaktorët e modelit bërthamor pa të cilët Serbia nuk do të mund të prodhojë energji elektrike, duke theksuar se ai po perpiqet me te gjithe forcat qe populli I tij te mbijetoje

Megjithatë, ai nuk u ndal vetëm këtu.

Vuçiç tha për TV Pink, se politika e tij e mos sasnksionimit te Rusise nuk eshte e thjeshtë, por se ai nuk dëshiron të bëjë politikë siç e dikton Perëndimi. Ai vlerësoi gjithashtu se do të jetë një javë e vështirë për të gjithë, sepse presidenti i Ukrainës do të kërkojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Serbia është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës. Megjithatë, as nuk ka ndërmend ta ndryshojë këtë, të paktën me dëshirën e saj.

Gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin para rreth një muaji në Vladivostok, zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia, nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiçit, nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s dhe nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të lejojë kurrë ndonjë aksionet anti-rus të kryhet nga territori i saj.

Advertisement