Aktualitet
Nacionalizmi i Albin Kurtit, një lojë me shumë gola populist por pa të ardhme
Charles Kupchan, aktualisht profesor në Universitetin Georgetown në Uashington tha si rezultat I qendrimit konfrontues te kryeministrit te Kosoves Albin Kurti, Perendimi, “kemi më shumë kritika të drejtuara ndaj Prishtinës sesa ndaj Beogradit”
Sipas tij, kjo e ka nje shpjegim – Në Kosovë, më 9 shkurt, do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Kurti luan me kartën nacionaliste.
“Duke parë pothuajse në çdo vend tjetër të botës se nacionalizmi eshte nje loje qe funksionon mirë, Kurti mbyll institucione paralele serbe, instaloi kryetarë shqiptarë në komunat me shumicë serbe, ndryshoi rregullat e kartave të identitetit apo të targave të makinave…Si shtet sovran, Kosova ka plotësisht të drejtë t’i bëjë këto gjëra, por mua nuk më duken hapa të zgjuar, nëse merret parasysh qëllimi final, që është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe hapja e rrugës për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet atlantike” – theksoi Kupchan.
Sipas tij, suksesi afatgjatë i Kosovës si shtet, qëndron tek aftësia e saj për t’i naviguar me kujdes marrëdhëniet e jashtme, sidomos me aleatë të fuqishëm si SHBA-ja. Hapat e njëanshëm janë problem, sipas tij.
“Mund të ndodhë që pas zgjedhjeve, Kurti – duke supozuar se do të rizgjidhet kryeminister– të ketë një qasje tjetër dhe për të do të bëhet më e lehtë që të përqafojë një pozicion më bashkëpunues dhe më pak konfrontues me Perendimin” – deklaroi Kupchan.
SHBA-ja pothuajse vazhdimisht e ka qortuar ekzekutivin kosovar të drejtuar nga Kurti për shkak të veprimeve të pakoordinuara e të njënashme apo për çfarëdo vendimi që potencialisht tensionon situatën në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Ndryshe, marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë pothuajse në gradën e fundit.