Connect with us

Bota

“Çmontojmë çdo rrjet kriminal emigrantësh”/ Trump: Do të rikthej ligjin e 1800-tës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump gjatë fushatës së tij në Kolorado tha se do të përdorë një ligj të vitit 1798 për të dëbuar emigrantët pa dokumente që rezultojnë të përfshirë në botën e krimit.

Gjithashtu kandidati republikan u shpreh se do të shënjestrojmë dhe çmontojmë çdo rrjet kriminal emigrantësh që vepron në tokën amerikane.

“Unë do t’i referohem sërish Aktit për shkelësit e huaj të 1798-tës. Mendoni pak për këtë, 1798. Sa kohë përpara, apo jo? Me të, do të shënjestrojmë dhe çmontojmë çdo rrjet kriminal emigrantësh që vepron në tokën amerikane”, tha Trump.

Advertisement