Kosova
Gërvalla mesazh të fortë diasporës në Gjermani: Pa ju, Kosova nuk do ishte çliruar
Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një takim me mërgatën në Mynih të Gjermanisë, dhe se pa ata Kosova nuk do të mund ta arrinte çlirimin e saj.
Ndër të tjera, ministrja shtoi edhe se as Qeveria e derjtuar nga Albin Kurti, nuk do arrinte ndryshimet që e ka bërë që prej vitit 2021.
Gervalla gjithashtu shtoi se kjo qeveri ende nuk e ka arritur atë për të cilën është nisur, dhe se bashkë me diasporën dhe qytetarët e Kosovës, do ti arrijë objektivat.
“Do të kemi edhe shumë punë për të bërë sepse ende nuk jemi aty për ku jemi nisur, por së bashku me ju dhe së bashku me qytetarët që janë në Kosovë, jam shumë e bindur që kur të takohemi herën tjetër do të jemi edhe më ballëlartë, edhe më krenarë për arritjet tona”, u shpreh Donika Gërvalla.