Connect with us

Kosova

Kurti ka në agjendë zhbërjen e Kosovës/ Deputeti i PDK-së me akuza të rënda për kryeministrin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar këtë të fundit se e ka në agjendë “zhbërjen e shtetit të Kosovës”.

Ai ka theksuar se hapi i parë i “shkatërrimit” të FSK-së ishte projekti për shërbim të detyrueshëm ushtarak nga Qeveria.

“Albin Kurti për efekte elektorale deshi te krijoje shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por nuk arriti te sigurojë bukë për ushtrinë, ky është mashtrimi i madh i tij” – theksoi ish-ushtaraku Berisha.

Ne lidhje me ceshtjen, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar “raport të detajuar” rreth shqetësimeve të ngrituara për mënyrën e ushqyerjes së ushtarëve të FSK-së.

Ajo ka takuar në fundjavë komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për të diskutuar çështjen e furnizimit.

Ministri Maqedonci ka theksuar se janë bërë përpjekje për të siguruar furnizimet ushqimore për FSK-në, duke garantuar që personali do të marrë shërbime cilësore.

Advertisement