Connect with us

Politike

‘Berisha shiti edhe Gaz Bardhin, nuk ja përmendi kot prangat’

Azgan Haklaj thotë se përplasjet e fundit vijnë pasi SPAK po godet politikën.

“Do të ketë goditje të mëdha. SPAK po godet 360 gradë. Luftën e kanë me SPAK. Rama me Berishën e kanë luftën me SPAK. Shtetet e Bashkuara nuk lejojnë të goditet investimi i tyre. Të gjithë kanë probleme me SPAK. Lufta në parlamenti e stisur. Të shohësh dy deputetë të policisë duke qëlluar policiën e pafalshme. Po ashtu dhe ardhja e FNSH nuk lejohet. Kemi dhe përplasje institucionet. A je i përjashtuar, pse shkon te ai institucion? Djeg xhaketën, ka skenë më të turpshme”, tha Haklaj për Report TV.

Haklaj flet për një bashkëpunim PD-PS, që sipas tij pati dhe një flijim të përbashkët, Evin Salianji, ndërsa paralajmëroi se i radhës do jetë Gazment Bardhi.

“Unë them jam në akord. Bashkëpunimi nis tek Salianji. Sepse e shitën. Berisha shiti dhe Gaz Bardhin. Kur tha mos prekni Gaz Bardhin. E kishin mundësinë e amnisitisë. Amnistuan 115 veta. Po Berisha tha që për 3 muaj mund të arrestohet Gaz Bardhi. Ka paralajmëruar arrestime të reja. SPAK po i trondit”, u shpreh Haklaj.

Sa i përket qeverisë teknike, Haklaj shton se thjesht palët duan të ndajnë mandatet.

“Qeveria teknike, thjesht duan të ndajnë mandatet. Sapo SPAK mbylli dosjen për Berisha, Rama doli me shashkën e krijimit të shtetit bektashi. Pra nxitjen e asosacionit të Kosovës. E nxori si shashkë. Pastaj solli Erdoganin në Shqipëri ku shpalli xhihadin në Tiranë kundër SHBA dhe Izraelit. Rama e goditi rëndë Erdogani në palcën e kryeqytetit. Kam thënë që në 2025 fushata elektorale do jetë fushatë fetare”, tha ai.

Advertisement